Protesta në Tiranë kundër terapive hormonale në QSUT, Pano: Po cenohet familja, lini fëmijët të qetë!

Protesta në Tiranë kundër terapive hormonale në QSUT, Pano: Po cenohet familja, lini fëmijët të qetë!

Futja e terapive hormonale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka ndezur debate të ashpra në opinionin publik, duke pasuar edhe një protestë të mbajtur një ditë më parë në kryeqytet. I ftuar në një studio televizive këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, ka lëshuar akuza të forta ndaj kësaj nisme, duke e cilësuar si një sulm të hapur ndaj familjes tradicionale shqiptare dhe një rrezik të madh për të miturit. Sipas Panos, ndërhyrja e ideologjisë në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor po bëhet në mënyrë graduale, por me pasoja shkatërruese për brezat e rinj. Këshilltari i djathtë ngriti alarmin se fëmijët po përballen me presione ideologjike që në sistemin parashkollor e deri në gjimnaze, gjë që sipas tij mund...