Trump anulon sulmin ndaj Teheranit, nafta bie pas sinjaleve për dialog

Trump anulon sulmin ndaj Teheranit, nafta bie pas sinjaleve për dialog

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të rikthehen në tryezën e negociatave, pasi ai vendosi të mos autorizojë sulmet ushtarake që, sipas tij, ishin planifikuar ndaj Teheranit. Trump deklaroi se bisedimet do të nisin të hënën pasdite dhe se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje mes dy vendeve. “Po flasim me ta në formën e një negociate. Fillon nesër pasdite”, u shpreh presidenti amerikan gjatë një deklarate për gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”. Sipas Trump, disa vende të rëndësishme të Lindjes së Mesme, mes tyre Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kanë kërkuar të shmangë një sulm ushtarak, duke vlerësuar se ekziston një mundësi për një zgjidhje diplomatike. Megjithatë,...