PACIENTI APO FATURA? Vizita në privat që nis me një shqetësim dhe përfundon me 10 analiza

PACIENTI APO FATURA? Vizita në privat që nis me një shqetësim dhe përfundon me 10 analiza

Shkon në spital për një dhimbje, një temperaturë apo një shqetësim të caktuar, por brenda pak minutash del nga kabineti i mjekut me një listë të gjatë: analiza gjaku, ekografi, skaner, rezonancë dhe vizita të tjera specialistike. Në fund, pacienti mund të ketë paguar qindra euro, por përsëri të mos ketë marrë një përgjigje të qartë: Çfarë sëmundjeje kam dhe cilat prej këtyre ekzaminimeve ishin vërtet të nevojshme? Ky është një shqetësim që dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga qytetarët që u drejtohen spitaleve dhe klinikave private. Megjithatë, pa një kontroll profesional të kartelës mjekësore, nuk mund të thuhet se çdo listë e gjatë analizash është abuzive. Në disa raste, simptomat e paqarta ose gjendjet e komplikuara kërkojnë disa ekzaminime për të përjashtuar sëmundje të...