Protesta e Diasporës shqiptare mbërrin në Mynih, kërkohen transparencë dhe llogaridhënie
Qindra shqiptarë të diasporës janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë në një protestë ku kanë ngritur shqetësime për zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri. Tubimi u shoqërua me pankarta dhe thirrje që kërkonin transparencë, llogaridhënie dhe dorëheqjen e qeverisë. Pjesëmarrësit ekspozuan banderola me mesazhe që lidhen me çështje të debatueshme, si menaxhimi i pronave publike, ligji për zonat e mbrojtura, Paketa e Maleve, investimet strategjike, si dhe zhvillimet në Zvërnec. Protestuesit kërkuan sqarime dhe përgjegjësi nga institucionet për këto tema. Një nga pankartat më të komentuara paraqiste fotografinë e një qytetareje të moshuar gjatë shoqërimit të saj nga policia në protestën e zhvilluar para Parlamentit, duke ngritur pyetje mbi përdorimin e forcës dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve. Sipas organizatorëve, protesta në Mynih është...
Burimi:
gijotina.com