Propozimi për Kuvendin Kombëtar Qytetar merr formë, protestuesi zbulon hapat: Kemi 500 anëtarë potencialë

Propozimi për Kuvendin Kombëtar Qytetar merr formë, protestuesi zbulon hapat: Kemi 500 anëtarë potencialë

Protesta kombëtare përpara godinës së kryeministrisë po dëshmon jo vetëm qëndresë qytetare, por edhe një përpjekje për të strukturuar organizimin e zërit qytetar. Një prej protestuesve që mori fjalën në tribunë ka ndarë me të pranishmit ecurinë e një propozimi të bërë disa ditë më parë, i cili synon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar qytetar. Sipas tij, kjo ide ka gjetur një mbështetje tejet të gjerë në shesh dhe tashmë puna organizative ka nisur konkretisht, duke regjistruar qindra persona të gatshëm për të kontribuar. Gjatë fjalës së tij, folësi shpjegoi me detaje se si do të funksionojë ky organizëm dhe cili do të jetë numri i personave që do të bëjnë pjesë në të për të garantuar një përfaqësim sa më legjitim të revoltës. “Para...