No Image Available

Pronarët mbyllin në dyqan klienten te Ish-Dogana dhe e dhunojnë, qytetarja humbet toruan dhe godet policin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, ku dy qytetarë dyshohet se kanë mbyllur në një dyqan një kliente të cilën e kanë dhunuar. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Sefedin Ahmetaj 63 vjeç, dhe Edjola Harunaj, 41 vjeçe, të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Sakaq bëhet me dije se në momentin e  arrestimit, qytetarja Edjola Harunaj 41 vjeçe ka goditur një efektiv policie i cili thuhet se ka marrë dëmtime të lehta. Njoftimi i Policisë: Kanosën,...