PROFIL/ ENRIK MEHMETI, NJË JETË NË SHËRBIM TË LAJMIT

PROFIL/ ENRIK MEHMETI, NJË JETË NË SHËRBIM TË LAJMIT

Gazetari që u bë zëri i Vlorës dhe nuk e braktisi asnjëherë terreninPër më shumë se dy dekada, emri i Enrik Mehmetit u lidh ngushtë me lajmin, kronikën dhe qytetin e Vlorës. Ai nuk ishte thjesht gazetari që shfaqej në ekran për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Ishte reporteri që mbërrinte në vendngjarje, kërkonte informacionin, dëgjonte qytetarët dhe qëndronte përballë kamerës edhe në momentet më të vështira.Enrik Mehmeti u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut në zonën e Zvërnecit. Largimi i tij i papritur tronditi familjen, kolegët, komunitetin e gazetarëve dhe mijëra qytetarë që për vite e kishin ndjekur në ekran dhe në rrjetet sociale. Nga një fëmijë mes trazirave, te gazetaria si misionSipas profilit...