Natë zjarri/ Rusia godet qytetet e Ukrainës, Zelensky: Nuk tërhiqemi nga Donbasi
Nata është kthyer në një tjetër betejë për Ukrainën. Raketat dhe dronët rusë kanë vënë në alarm disa prej qyteteve kryesore të vendit, ndërsa mbrojtja ajrore ukrainase është përballur me një tjetër valë sulmesh. Në Kharkiv ka patur viktima dhe disa të plagosur. Ekipet e emergjencës kanë vijuar kërkimet në një ndërtesë banimi të goditur nga sulmi. Edhe Odesa është përfshirë nga sulmet. Dronët dhe raketat balistike kanë shkaktuar dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë, duke shtuar frikën për një përshkallëzim të ri të konfliktit. Në momentin kur sulmet ruse po intensifikohen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përsëritur se Kievi nuk do të tërhiqet nga Donbasi. Mesazhi i tij për Moskën është i drejtpërdrejtë: Vladimir Putin nuk do ta fitojë luftën. Por deklaratat politike shoqërohen me...
Burimi:
ntv.al