Procedura për miratimin e akordit të huasë 302 milionë dollarë me SHBA përfundon në Gjykatën Kushtetuese, opozita…

Procedura për miratimin e akordit të huasë 302 milionë dollarë me SHBA përfundon në Gjykatën Kushtetuese, opozita…

Demokratët nuk ishin në sallë gjatë votimit të së hënës, kur 74 deputetë të shumicës ngritën kartonat jeshil në favor të marrëveshjes së huasë me shtetet e Bashkuara, për 302 milion dollarë që do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve dhe sistemeve luftarake amerikane. Më herët gjatë asaj seance ata kishin paralajmëruar se shumica po vepronte në shkelje të procedurave dhe se do i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese. Dje ky paralajmërim u bë fakt. “Ne paralajmëruam se nëse mazhoranca do këmbëngulte grupi i PD do t’ia nënshtronte atë kontrollit të Kushtetueses. Ky paralajmërimin nuk ishte për të bërë politikë. Ajo ishte përpjekja e fundit për të ndalur shumicën që mos të përfshinte edhe marrëdhëniet më të rëndësishme strategjike me SHBA, në një procedurë antikushtetuese. Kërkuam respektimin...