Problemet vijojnë edhe pas mln eurove investime/ Prej 3 ditësh jashtë funksionit, bllokohet AKSHI, qytetarët pa shërbim
Dhjetëra qytetarë po denoncojnë pamundësinë për të marrë shërbimet e Hipotekës për shkak të mosfunksionimit të sistemit online, gjë që krijon vonesa dhe vështirësi në procedurat që lidhen me pronat. Kanë mbërritur mesazhe të shumta nga qytetarë të revoltuar, të cilët thonë se prej ditësh nuk arrijnë të aplikojnë apo të marrin dokumentet e nevojshme përmes platformave elektronike. Sipas tyre, problemet teknike po i lënë pa zgjidhje, ndërsa askush nuk jep një afat të qartë për rikthimin e shërbimit në normalitet. Qytetarët ngrenë pikëpyetje të forta mbi funksionimin e sistemeve të administruara nga AKSHI, institucion që ndër vite ka përfituar fonde të konsiderueshme për dixhitalizimin e shërbimeve publike. Ata shprehen se, pavarësisht investimeve shumë milionëshe të deklaruara, në momentet kur kanë nevojë për shërbim, sistemet...
Burimi:
sot.com.al