Probleme me furnizimin për fermerët në Fier, ministri Salla: Po punojmë për rikthimin sa më të shpejtë të ujit
Një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës ka krijuar probleme me furnizimin me ujë për zonat e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit. Lajmi është bërë i ditur nga Andis Salla, i cili njofton se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e sistemit në funksionim normal. Sipas ministrit, po bëhen përpjekje për eliminimin e avarisë sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa banorëve dhe fermerëve të prekur u është kërkuar mirëkuptim deri në zgjidhjen e situatës. “Njoftojmë banorët dhe fermerët e zonave të Lushnjës, Divjakës dhe Fierit se është konstatuar një avari në kanalin e furnizimit që ushqen katër degët kryesore të ujitjes nga Rezervuari i Thanës. Ekipet tona...
Burimi:
sot.com.al