Prezantohet programi “Rilindja Urbane 2.0”/ Ministri Demo tregon 11 objektivat strategjikë: Autobusë elektrikë…
Qeveria prezantoi dje programin “Rilindja Urbane 2.0”, një paketë e re ndërhyrjesh për zhvillimin e territorit dhe transformimin e qyteteve. Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo tha se programi mbështetet mbi 11 objektiva strategjikë, me fokus tek infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe transporti urban. Demo theksoi se një nga prioritetet do të jetë forcimi i identitetit lokal përmes ndërtimit të muzeve dhe promovimit të trashëgimisë kulturore. “Janë 11 objektiva strategjikë do përshihen në këtë program të ri, duke filluar me forcimin e identitetit lokal që do fokusohet në ndërtimin e muzeve lokalë, duke marrë në konsideratë zhvillimin e turizmit, por edhe për të forcuar identitetin lokal”, theksoi Demo. Një tjetër pikë e programit ‘Rilindja 2.0’ lidhet me ndërtimin e parkimeve publike në 12 bashki të vendit....
Burimi:
sot.com.al