“Presioni është vijë e kuqe”/ Protestat e PD, Kurti: Opozita duhet të dalë nga ‘ngërçi’ politik
Në një studio televizive ishte i ftuar gazetari Andi Kurti, i cili komentoi situatën politike mes mazhorancës dhe opozitës, si edhe protestat e fundit të Partisë Demokratike. Sipas Kurtit, protestat e opozitës deri tani nuk duket se kanë krijuar presion real ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, i cili ka përsëritur se nuk do të pranojë kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. “Duket sikur mirëfilli këto protesta nuk po e shqetësojnë zotin Rama. E pamë edhe në daljet e tij të fundit, ku ai tha qartë se askush nuk mund t’i bëjë presion qeverisë me forma të tilla.”-tha ai. Kurti u ndal edhe te mënyra se si opozita po organizon protestat, duke vlerësuar se PD-ja duhet të ndryshojë qasje në terren dhe të...
Burimi:
sot.com.al