“Postimi i fundit i Edi Ramës, zbulon panikun”/ Reagon Boçi: Shpërthim i një pushteti që ndien rënien
Postimi i fundit i Edi Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut zbulon panikun e tij. Reagimi i tij është shpërthim i një pushteti që ndien rënien. Po, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë. Ata janë popull shtetformues në vendin e tyre, faktor historik, politik dhe kushtetues. Po, shqiptarët e Kosovës nuk janë diasporë e askujt. Ata kanë shtetin e tyre të pavarur, të ngritur mbi sakrificë, gjak, qëndresë dhe mbështetje të botës demokratike. Por këtu nis mashtrimi i Ramës. Ai merr një të vërtetë terminologjike dhe e kthen në armë politike kundër shqiptarëve që nuk i binden. Nuk e përdor fjalën për të mbrojtur dinjitetin kombëtar, por për të ndarë shqiptarët në të dobishëm dhe të padobishëm, në...
Burimi:
sot.com.al