“Posti nuk përcakton vlerën e askujt”/ Zgjedhjet në PD, Baçi: Proces shumë i mirë, por perfeksioni nuk ekziston
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar ecurinë e procesit të brendshëm zgjedhor në PD, duke e cilësuar atë si një proces shumë të mirë dhe duke theksuar se mungesa e një posti drejtues nuk zbeh kontributin apo vlerën e asnjë anëtari brenda forcës politike. “E pritshme ajo çfarë do ndodhte për arsye se Partia Demokratike ka qenë në një vit zgjedhor, duke filluar qysh me zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike me referendum, duke vazhduar me kuvendin e Partisë Demokratike ku zgjodhi Këshilli Kombëtar dhe më prapa, procedura e përcaktonte që Këshilli Kombëtar do të zgjidhte dhe pjesën tjetër të strukturës drejtuese të Partisë Demokratike, siç është Kryesia e Partisë Demokratike, sekretariatet, sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët....
Burimi:
sot.com.al