Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës, shkarkohet drejtoresha

Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës, shkarkohet drejtoresha

Posta Shqiptare, ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal për disa punonjës të filialit në Durrës, të dyshuar si përgjegjës për disa parregullsi në raportimet dhe administrimet financiare të konstatuara gjatë kontrollit të brendshëm. Dëmi financiar përllogaritet mbi 700 mijë euro. Po në të njëjtën kohë, drejtoresha e degës së Durrësit, Elizabeta Mataj është shkarkuar nga detyra ndërsa drejtuesja e sektorit të Financës Valbona Duni, ka dhënë dorëheqjen. Në një reagim publik, Posta sqaron se abuzimet janë evidentuar në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave, ndërsa theksohet se këto fonde nuk lidhen me pagesat e pensionistëve. Deklarata e Postës Shqiptare Posta Shqiptare sh.a. informon opinionin publik se, në kuadër të mekanizmave të saj të kontrollit të brendshëm dhe procedurave të monitorimit financiar,...