“Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”/ Protestuesit shpalosin banderolën me mesazhin e fortë në shesh: Mjaft

“Populli kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim”/ Protestuesit shpalosin banderolën me mesazhin e fortë në shesh: Mjaft

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin skënderbej. Kjo është protesta e 35 kundër kryeministrit Edi Rama. “Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim’ është kjo pankarta që protestuesit kanë shpalosur në shesh. Protesta e sotme ka bërë bashkë edhe Diasporën. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës. Njëzëri shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar drejt komisariatit ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës që u mbajt para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje e tensione.