“Populli është në mjerim, ai jep 4 mln euro për koncert”/ Pensionisti nuk kursehet: Çfarë është ky injorant i lajthitur
Të shumtë janë qytetarët që janë bashkuar në protestën kundër kryeministrit Edi Rama. Pjesë e kësaj protestë, pensionistët kanë shprehur revoltën për korrupsionin e lartë, pensionet e ulëta në vend, dhe keqqeverisjen. Ajo që e ka shtuar edhe më shumë revoltën është fakti që kryeministri Edi Rama njoftoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, ndërsa shprehet të revoltuar se spitalet janë pa kushte. “Ne na bi gazepi për bukë. Ky a ka lajthitur apo jo. Çfarë është ky injorant. Ne vuajmë për një copë bukë…Populli është në mjerim”, u shpreh një pensionist.
Burimi:
sot.com.al