Zyrtari i BE-së: Reforma kadastrale, kyçe për integrimin europian dhe forcimin e ekonomisë
I Ngarkuari me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo, ka vënë theksin te rëndësia e reformës kadastrale dhe transformimit digjital në kuadër të procesit të integrimit europian, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor për transformimin digjital dhe integrimin në BE. Në deklaratën e tij, Rizzo u shpreh se procesi i aderimit në Bashkimin Evropian mbetet një nga sfidat më të rëndësishme për vendet e rajonit, ndërsa reforma të tilla konsiderohen pjesë thelbësore e grupkapitujve themelorë të negociatave. “Procesi i aderimit në BE është pjesë thelbësore e grupkapitujve themelorë dhe ne ndodhemi në një kryqëzim shumë të rëndësishëm për negociatat. Kjo tregon edhe shkallën e vështirësisë së reformave që kërkohen”, deklaroi ai. Duke u ndalur te...
Burimi:
javanews.al