Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare

Zyrtarët e PS-së në Pukë dhe Shkodër distancohen nga Rama, i bashkohen protestës qytetare

Në kulmin e protestave masive qytetare që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, një tjetër goditje politike duket se vjen nga vetë radhët e Partisë Socialiste. Ndërsa mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, zëra të njohur socialistë po distancohen gjithnjë e më shumë nga drejtimi aktual i partisë. I bujshëm është largimi i deputetes së Shkodrës, Mariana Koçeku, e cila ka njoftuar publikisht se do të vazhdojë mandatin e saj si deputete e pavarur. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku deklaroi se vlerat dhe bindjet që e kanë shoqëruar që nga koha e protestës studentore nuk përputhen më me kursin politik të Partisë Socialiste. Por Koçeku nuk është e vetmja figurë që po largohet nga linja e Ramës. Paulin Luli,...