Zvërneci, Tirana i përgjigjet Athinës: Ngjarja po hetohet
Përplasjet e ndodhura ditën e djeshme gjatë protestës në zonën e Pishë Poro-Nartë në Zvërnec, kanë sjellë reagim edhe nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Kjo e fundit shprehu shqetësim për plagosjen e një personi me shtetësi greke gjatë incidenteve. Në deklaratën e saj, Athina u kërkoi autoriteteve shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive. Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë reagoi duke shprehur keqardhje për incidentin dhe duke theksuar se autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme. MPJ shqiptare bëri të ditur se autoritetet e Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm në nivele të ndryshme lidhur me çështjen. Reagim i plotë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Ministria për Evropën dhe Punët...
Burimi:
opinion.al