“Zvërneci”, Rama takon banorët: Në Shqipëri nëse shitet ose jo prona private, këtë e vendos pronari, jo qeveria
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bashkëbisedim me banorët e Zvërnecit, për të sqaruar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Rama theksoi se ai në asnjë moment nuk është shprehur se prona është e trashëgimtarëve, por pronë e kthyer “den baba den”. Ai theksoi se ajo që po ndodh në Zvërnec është një çështje mes privatit dhe investitorit; qeveria nuk është pjesë e marrëveshjes. Sipas Ramës, nëse prona private në Shqipëri shitet apo jo, kjo i takon privatit dhe investitorit, jo qeverisë. “Unë jam shumë i kujdesshëm për fjalën, unë kam thënë që prona është kthyer ‘den baba den’. Prona nuk është kthyer nga kjo qeveri. Pronat e kthyera janë prona të trashëguara, kështu funksionon ligji. A ka kthime të gabuara,...
Burimi:
vizionplus.tv