Zvërneci/ Protestë në Vlorë në mesditë, në 18.00 te Kryeministria! Qytetarët: Nuk tërhiqemi!
Një tjetër protestë kundër investimit në Zvërnec ka nisur në Vlorë dhe që i paraprin asaj të orës 18.00 në kryeqytet. Mbrëmë për më shumë se 3 orë para godinës së qeverisë, qytetarët në ditën e 6-të të protestës, artikuluan sërish thirrjet për anulimin e projektit dhe dorëheqje të kryeministrit. Mesazhe edhe kundër klasës politike shqiptare, duke i kujtuar Berishës ‘Gërdecin’ dhe ‘21 janarin’. Protestë pati edhe në 6 qytete, të cilën protestuesit synojnë ta shtrijnë përtej kufijve duke i bërë thirrje diasporës të bëhet pjesë e rezistencës së tyre.
Burimi:
javanews.al