“Zvërneci” përplas PS-PD në Parlament, opozita: Policia dhunoi protestuesit! Mazhoranca: Investimi do të bëhet
Punimet e Parlamentit nisën me debate të forta për investimin e planifikuar në zonën e Zvërnecit. Opozita dënoi dhunën që, sipas saj, u ushtrua ndaj protestuesve gjatë tubimit të një dite më pare në Tiranë. “Protesta e djeshme tregoi se shumë të rinj u përballën me dhunën e qeverisë dhe nuk ndihem mirë kur shqiptarët përballen me këtë dhunë, por ajo shërben për të parë fytyrën e vërtetë të qeverisë”, tha deputetja demokrate Jorida Tabaku. “Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe vendimin e kreut të Meduzës për të organizuar nesër në Vlorë antimitingun më të turpshëm në histori. Ju paralajmëroj se në mënyrë absolute antimitingjet tuaja nuk do të tolerohen”, tha kreu i PD-së Sali Berisha. Mazhoranca iu përgjigj akuzave të...
Burimi:
javanews.al