“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me të rinj në Vorë, ku në qendër të diskutimit ishin procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, roli i zgjedhjeve në demokraci dhe ndikimi i investimeve të huaja në zhvillimin e vendit. Gjatë bashkëbisedimit, Balla u ndal te rëndësia e pjesëmarrjes qytetare në zgjedhje, duke theksuar se vota mbetet instrumenti kryesor për të përcaktuar drejtimin e qeverisjes dhe për të garantuar përfaqësimin demokratik. Duke komentuar debatin mbi investimin strategjik në Zvërnec, Balla tha se mbështetja për këtë projekt është e gjerë, si nga qytetarët brenda vendit ashtu edhe nga diaspora shqiptare. “Në demokraci, mënyra se si dëgjohen njerëzit janë zgjedhjet. Mund të dalin në protestë 1 mijë, 5 mijë...
Burimi:
javanews.al