Zvërneci, Berisha: Nuk mbështes projekte që nuk përputhen me ligjin
Kryedemokrati Sali Berisha tha se projekti i Zvërnecit nuk është në përputhje me ligjin. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN, Berisha theksoi se ai nuk mbështet asnjë projekt i cili nuk përputhet me ligjin. Referuar projektit të Zvërnecit, kreu i selisë blu tha se është dhënë një leje zhvillimi dhe ndërtimi, por mandej leja e ndërtimit është anuluar me noter nga pronari. Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vepruar sikur të bëhej fjalë për kopshtin e tij privat. “Unë nuk mbështes asnjë projekt që nuk përputhet me ligjin. Në rastin e Zvërencit absolutisht s’është në përputhje me ligjin. Marr vesh unë pronën, shkon e i thotë pronari…Unë jam ish-kryeministër dhe s’mund të lëviz me...
Burimi:
javanews.al