Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Fredi Beleri ka folur për televizionin grek Ellada24 lidhur me debatin mbi projektin turistik në Zvërnec, duke ngritur shqetësime për çështjen e pronave, të drejtat e banorëve dhe mënyrën se si, sipas tij, po veprohet nga qeveria shqiptare. Në intervistë, Beleri tha se e ka ngritur këtë çështje edhe në komision, duke pyetur se si mund të pajtohen zhvillime të tilla me rrugën europiane të Shqipërisë. “Unë kam bërë një pyetje në komision se si të gjitha këto kombinohen me një vend që është në prag të Bashkimit Evropian dhe se si zbatohet saktësisht acquis communautaire në këto raste”, u shpreh Beleri. Ai e lidhi projektin në Zvërnec me problemin e pronave, duke folur për “moskthimin e pronave banorëve grekë të zonës”. Beleri pretendoi se në këtë...