Zv.Kryeministrja Koçiu: Reforma në drejtësi dhe Vettingu kanë qenë gur themeli në rrugën europiane të Shqipërisë
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse të Procesit të Rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke cilësuar këtë process një nga reformat më të thella dhe transformuese në historinë e shtetit shqiptar. Ajo theksoi se procesi, i nisur gati një dekadë më parë, synoi rindërtimin e besimit të qytetarëve te drejtësia përmes kontrollit të pasurisë, integritetit dhe aftësive profesionale të mbi 800 gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë. “Sot mbyllet një kapitull i jashtëzakonshëm i shtetformimit shqiptar dhe përmbyllet një nga proceset më të thella, më të vështira dhe më transformuese që ka ndërmarrë ndonjëherë shteti ynë. Pothuajse një dekadë më parë, Shqipëria mori një vendim që shumëkush e konsideronte të pamundur: që vetë sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohej një rivlerësimi të...
Burimi:
vizionplus.tv