Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Analisti Preç Zogaj, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e komentoi protestën e nisur për Zvërnecin si një reagim qytetar kundër kapjes së demokracisë dhe për rikthimin e saj te qytetarët. Ai u shpreh se sistemi politik është dominuar nga një kastë e ngushtë pushteti, duke kufizuar përfaqësimin dhe vullnetin e popullit dhe se pakënaqësia e akumuluar ndër vite ka arritur kulmin dhe se protesta përfaqëson një lëvizje autentike qytetare. “Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën. Besoj dhe shoh se ka një perceptin të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD,...