Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

Ideja e negociatave mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimet e mundshme kushtetuese kanë rikthyer në vëmendje debatin mbi sistemin zgjedhor dhe marrëveshjet dypalëshe mes liderëve kryesorë. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, drejtuar nga moderatorja Alba Alishani, analisti i njohur Preç Zogaj ka bërë një skanim të kësaj situate, duke paralajmëruar për rreziqet e një pakti të ri Rama-Berisha dhe duke propozuar një formulë konkrete për ringritjen e opozitës. Duke analizuar historikun e marrëveshjeve mes dy forcave më të mëdha politike, Zogaj theksoi se përvoja ka treguar se këto ujdi nuk udhëhiqen nga parimet, por nga interesi për të mbajtur të mbyllur sistemin politik. “Nëse nisemi nga sinqeriteti, do të shohim se sa herë Rama dhe Berisha janë marrë vesh mes tyre,...