“Zjarri s’kishte lidhje me ndërtimin”, Rama: Banorët e “Arlis” do trajtohen me bonus qiraje
Kryeministri Edi Rama tha sot se banorët e dëmtuar nga zjarri i rënë në pallatin pranë QSUT-së do të trajtohen me bonus qiraje derisa të kthehen në shtëpitë e tyre, si dhe do të marrin mbështetje nga bashkia. Duke folur në podkastin e përjavshëm “Flasim” kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se zjarri nuk kishte lidhje në vetvete me ndërtimin, dhe materialet e përdorura ishin të certifikuara, duke ironizuar ata që i konsideroi si “gjithologë dhe ekspertë publikë”, që japin mendime mbi cilësinë e ndërtimeve në Shqipëri. Megjithatë Rama po ashtu u shpreh se ngjarja e fundit është një arsye më tepër për të parë dhe kuptuar siç duhet, çka lidhet me cilësinë e ndërtimit dhe me materialet e ndërtimit. “Pati një moment që fillimisht ishte rrëqethës për...
Burimi:
javanews.al