Zgjidhet “ekipi” i ri drejtues i PD: Noka rikonfirmohet sekretar mes polemikave, Këlliçi “mund” Boçin, Balliu te Organizimi
noka-kellici-balliu TIRANË- Partia Demokratike ka zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave të saj. Këshilli Kombëtar i PD ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit. Flamur Noka është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke siguruar një mandat të ri katërvjeçar si numri dy i PD-së. Ai mori shumicën e votave të Këshillit Kombëtar, ndërsa rivali i tij, deputeti Saimir Korreshi, mori vetëm 84 anëtarë. Rikonfirmimi i Nokës vjen pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e së mërkurë, ku anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, ka kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të procesit, duke iu drejtuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me fjalët: "Ne nuk jemi kartona, ti ke vendosur për Mulin." Por, pavarësisht përplasjes, gara për postin e...
Burimi:
zeri.ai