‘Zgjedhorja’! PD kërkon Hitën në Komision, Vokshi debat me Gjiknurin: O Albanë.. ti je bardhë e zi në mendje
Albana Vokshi dhe Damian Gjiknuri TIRANË-Debate e tensione janë zhvilluar mes mazhorancës dhe opozitës në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore. Opozita ka kërkuar që i pranishëm në sallë të ishte kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Ky i fundit do të raportonte lidhur me efikasitetin e masave penale në procesin zgjedhor, sfidat e evidentuara në praktikë dhe propozimet për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve. Por Hita nuk është paraqitur dhe si rrjedhojë opozita ka kërkuar shtyrjen e komisionit. “Pyetja e parë ishte të na përcillni raportin e shkruar nga Policia e Shtetit më thanë se nuk ka raport. Nuk është vënë në dispozicion. Paska raport të na vihet në dispozicion. Së...
Burimi:
zeri.ai