Zgjedhjet për kreun e PD-së, Alimehmeti sulmon Berishën: Më interesante nëse do të kishte dhe një kandidat tjetër
Anëtari i PD-së, Ilir Alimehmeti ka folur sot për zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike. Në një dalje televizive, Alimehmeti u shpreh gara do të kishte qenë më interesante nëse do të ishte dhe një kandidat tjetër që garonte për këtë post. Kjo sepse sipas tij kur është vetëm një kandidat, në këtë rast vetëm kreu aktual Sali Berisha, është më shumë rinkofirmim sesa zgjedhje. “Kur është vetëm një kandidat, është rikonfirmim. Se s’ka si të jetë ndryshe. Një garë do të kishte qenë më interesante. Garat për kryetar të opozitës, nuk i nënshtrohen elektoratit, por anëtarësisë së vetë. Është anëtarësia ajo që vendos, një anëtar një votë, për kryetarin. Nuk është sistem perfekt, ka mangësitë e veta. Por kështu është vendosur nga statuti. Më...
Burimi:
sot.com.al