“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

Shifrat e publikuara nga Partia Demokratike për pjesëmarrjen e anëtarësisë në referendumin që konfirmoi Sali Berishën në krye të partisë, për Ervin Salianjin janë të manipuluara. Sipas tij në 23 Maj nuk u paraqitën më shumë se 5 mijë anëtar në qendrat e votimit. Për të vërtetuar deklaratat e tij ish-deputeti në një konferencë për mediat tregoi edhe një video që siç tha ka pamjet e plota të hyrje-daljeve në degën e Durrësit, dhe shtoi se këto pamje vërtetojnë atë që e quan proces farsë. “Ajo që ndodhi me Partinë Demokratike dhe me këtë proces nuk kishte të bënte aspak me një garë normale politike, por ishte një proces i kontrolluar dhe i deformuar nga vullneti i Sali Berishës për të pasur nën kontroll Partinë...