Zgjedhjet në PD: mes lidershipit dhe përgjegjësisë politike

Zgjedhjet në PD: mes lidershipit dhe përgjegjësisë politike

Nga Rush Dragu Procesi i zgjedhjes së kryetarit në Partinë Demokratike ka qenë gjithmonë më shumë se një procedurë formale; ai ka përfaqësuar drejtimin politik dhe identitetin e kësaj force. Në këtë prizëm, roli i Sali Berishes mbetet qendror dhe i pakalueshëm në historinë dhe realitetin aktual të saj. Rikthimi i tij në krye nuk mund të reduktohet thjesht në një zhvillim të zakonshëm politik. Ai është, në thelb, një tregues i qartë i peshës që ai vijon të ketë në bazën e partisë. Mbështetja që gëzon nuk është një perceptim i ndërtuar artificialisht, por një realitet që reflektohet në strukturat dhe elektoratin e saj. Megjithatë, përballë këtij realiteti, një pjesë e aktorëve politikë brenda dhe rreth PD-së kanë zgjedhur një qasje të vazhdueshme kundërshtuese,...