Zgjedhjet në PD/ E prezantuan si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Zgjedhjet në PD/ E prezantuan si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

Çuditë në proceset zgjedhore brenda Partisë Demokranike nuk kanë fund. Ndërsa Sali Berisha thotë se PD-ja po ripërtërihet dhe në vijim do të ndjekë një stratetegji të re që mund i afron fitoren, lëvizjet e brendshme pasqyrojnë një mentalitet komplet tjetër. Një rast që dëshmon këtë realitet është ai i Erisa Bajazitit, e cila u zgjodh nënkryetare e Partisë Demokratike, me kuotimin dhe reklamimin e një profili që është prurje e re nga Diaspora, dhe se do të shtojë ndikimin e emigrantëve shqiptarë në vendimmarrjet e forcës politike. “Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm dhe mbetet një kundër kësaj diktature, mendojmë se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e Partisë Demokratike”,- tha Berisha në ditën e mbledhjes së...