‘Zgjedhjet e reja s’e zgjidhin krizën’/ Spahiu: Nëse s’ka konsensus për Presidentin, rrezikojmë sërish

‘Zgjedhjet e reja s’e zgjidhin krizën’/ Spahiu: Nëse s’ka konsensus për Presidentin, rrezikojmë sërish

Fati politik i Kosovës pas procesit zgjedhor rrezikon të mbetet i mbërthyer në të njëjtin ngërç institucional. I këtij mendimi është analisti, Nexhmedin Spahiu, i cili në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv nën moderimin e Arnold Kariqit, shprehet se një luhatje e lehtë prej 10 deputetësh për partinë në pushtet nuk do të sjellë asnjë ndryshim thelbësor, duke rikthyer hijen e një bllokade të re për zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, nëse nuk arrihet një konsensus i gjerë mes mazhorancës dhe opozitës për të siguruar 80 votat e nevojshme në parlament, rreziku i shkuarjes sërish në zgjedhje të parakohshme është i pashmangshëm. Por ky skenar, thekson Spahiu, është një humbje e madhe kohe që dëmton rëndë interesin kombëtar. Rruga e vetme...