‘Zgjedhjet e reja në Kosovë do të fundosnin qytetarët’, Andoni: Mungesë investimesh e sanksione ndërkombëtare
Kosova rrezikon sërish të futet në një humnerë të re politike dhe ekonomike, ku kokëfortësia e liderëve partiakë mund t'i kushtojë shtetit qindra miliona euro. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Ediv Parrucës, analisti Ben Andoni tha se ndërsa vendi aktualisht përballet me mungesën e një presidenti, kryeministri dhe kabineti qeveritar funksional, po shkon drejt një skenari të paralizës totale. Fatura e këtij kolapsi nuk do të paguhet nga politikanët, theksoi Andoni, por nga njerëzit e thjeshtë: studentët, pensionistët dhe qytetarët e zakonshëm, të cilët mbeten peng i pazareve dhe ngërçeve partiake. Për analistin Andoni, në qendër të këtij kaosi qëndron Lëvizja Vetëvendosje, e cila pavarësisht se dikur mbante 61 mandate, tani përballet me rrjedhje të brendshme dhe një...
Burimi:
syri.net