“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!
Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e vizatoi me tone pozitive protestën popullore të nisur 12 ditë më parë në Tiranë. Ai u shpreh se në protestë po hidhen ide simpatike, meme, pankarta dhe aty janë familjarë me fëmijë që rrinë në shesh disa orë. Klosi u shpreh se nuk ka arsye pse qeveria të dorëhiqet, ndërkohë që tha se deri tani si zëdhënës të protestët janë shfaqur krerët e partive të vogla. “Është situatë paqësore, asnjë incident, asnjë sforcim nga pikëpamja e rendit publik. Është protestë pa asnjë tension. Pastaj numri, kërkesat dhe zëdhënësit e protestës do të priten për ta parë. Deri tani kanë dalë përfaqësuesit e partive të vogla, që morën rezultat...
Burimi:
javanews.al