Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë
Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shfuqizoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen për rishqyrtim. Ndreca tha se Gjykata Kushtetuese konfirmoi problemin kryesor që, sipas tij, ishte i pranishëm që në vendimin për masën e sigurisë ndaj Veliajt: mungesën e testit të proporcionalitetit. Sipas tij, gjykatat kishin analizuar vetëm interesin publik për mbrojtjen e hetimit, por kishin lënë jashtë vlerësimit një tjetër interes kushtetues, të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga kryetari që kishin zgjedhur me votë. “Sot, pas 16 muajsh, Gjykata Kushtetuese konfirmoi pikërisht këtë”, u shpreh Ndreca. Ndreca shtoi se përgjegjësia tashmë kalon te Gjykata e Lartë, e cila duhet të zbatojë pa vonesë vendimin e Gjykatës...
Burimi:
javanews.al