Zbardhet axhenda e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE
Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE. Konferenca zhvillohet pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e kushteve të ndërmjetme në grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton kushtet për mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”. Në konferencë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, i cili do të kryesojë delegacionin shqiptar të përbërë nga ministrat e kabinetit qeveritar. Pritet që Rama dhe delegacioni të mbërrijnë në Këshillin e Europës rreth orës 18:50, në orën...
Burimi:
opinion.al