Zaptimi i plazheve publike/ Gjobiten 2 subjekte në Vlorë, Gonxhja: Zero tolerancë, monitorim në të gjithë territorin
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka paralajmëruar masa të forta ndaj subjekteve private që zaptojnë hapësirat publike në plazhet e vendit. Gjatë një inspektimi në Vlorë, ai deklaroi se toleranca për raste të tilla do të jetë zero dhe se monitorimi do të vijojë në të gjithë territorin. “Sot kemi përcaktuar edhe njëherë që toleranca për rastet kur cenohet, zaptohet, abuzohet, preket prona publike në plazhet publike, në parcelat që janë jeshile, toleranca do të jetë zero. Kemi qenë edhe në bashki të tjera dhe po vijon monitorimi në të gjithë territorin. Jemi në krah të bashkive, duhet të ketë koordinim. Ka edhe raste ku ka ngatërresa, por disa raste sot ishin shqetësuese sepse ishin zaptime të pastra të parcelave të cilat...
Burimi:
javanews.al