Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë
Ditën e sotme djali i kryeministrit të Shqipërisë feston 12 vjetorin, teksa burime bëjnë me dije se Edi Rama ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e djalit të vet në Korçë. Rama ka vendosur të marrë pjesë familjarisht në një garë kuajsh, ku pjesë e garës do të jetë edhe 12 vjeçari Zaho, mbasditen e të shtunës ndërsa më vonë burimet për A2 shtojnë se ka organizuar një festë të vogël private. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar zgjedh të festojë në Korçë, ndërsa më parë ka marrë pjesë disa herë në Krishtlindje dhe Pashkë;.
Burimi:
javanews.al