Xhixho: Shqipëria ende larg Europës së vlerave nga korrupsioni dhe kapja e institucioneve
Në Ditën e Europës, deputetja e PL, Erisa Xhixho, thotë se Shqipëria mbetet ende larg standardeve europiane për shkak të korrupsionit, kapjes së institucioneve dhe mungesës së zgjedhjeve të lira. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se integrimi europian është rruga e vetme për vendin dhe se Europa duhet të ndërtohet fillimisht brenda Shqipërisë, përmes demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe mundësive të barabarta për qytetarët. Postimi në FB: Sot, në 9 Maj – Ditën e Europës – kujtojmë lindjen e projektit më të madh të paqes, unitetit dhe bashkëpunimit politik në kontinentin europian. Një projekt që, pavarësisht sfidave dhe pengesave ndër dekada, mbetet modeli më i suksesshëm politik, ekonomik dhe social i kohëve moderne. Për Shqipërinë, kjo ditë është më shumë...
Burimi:
syri.net