Xhaferri: Të shpallet “Non Grata” Ministrja e Administratës Publike në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç!
Kur e kemi kundërshtuar projektin “Open Ballkan”, argumenti ynë nuk ka qenë vetëm ekonomik, edhe pse e dinim se mielli dhe produktet bujqësore serbe do të përmbytnin tregun shqiptar, siç edhe ndodh prej vitesh. E kemi kundërshtuar “Open Ballkan” sepse Serbia drejtohet nga një njeri që ishte Ministër i Informimit së Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë dhe ka qenë pjesë e qeverisë së tij kur u krye gjenocidi në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. E kemi refuzuar “Open Ballkanin” sepse Serbia mban ende barrën e krimeve të kryera nga forcat e saj ushtarake dhe paramilitare në Kosovë, Masakrën e Mejës, të Reçakut, të Prekazit, të Krushës së Madhe, të Burgut të Dubravës dhe zhvendosjen e 1 milionë shqiptarëve nga...
Burimi:
syri.net