“Votat e rreth 40 mijë demokratëve ishin triumf”, Berisha pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së: Partia jonë i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci

“Votat e rreth 40 mijë demokratëve ishin triumf”, Berisha pas rizgjedhjes si kryetar i PD-së: Partia jonë i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas rizgjedhjes si kryetar, ku fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori. Berisha shkruan se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve. “Miq, zgjedhja e kryetarëve të partive padyshim është një lajm dhe një ngjarje e rëndësishme, sipas peshës që ato kanë në jetën e vendit. Procedurat e zgjedhjes së kryetarëve variojnë: disa zgjidhen me aklamacion, domethënë me duartrokitjen e delegatëve të kuvendit të pranishëm në sallë, kur paraqitet për miratim emri i kryetarit të partisë. Të tjerë e zgjedhin atë në kuvendin e partisë me votim të fshehtë, me një apo disa kandidatura, dhe këta janë shumica. Ndërsa të...