Vokshi “shkund” PD: Protestat e dhunshme s’japin vota, duhet strategji e re! Deputetët viktimizohen, skena të panevojshme
Protestat e dhunshme të PD nuk kanë asnjë ndikim në zgjedhjet elektorale. Kjo është analiza e Indrit Vokshit në Report Tv i cili këshillon kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën për një strategji të re dhe riorganizim. “Në rezultatin elektoral nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. Këtë duhet t’ia thotë dikush Berishës, jo se ai nuk e di, mirëpo kur bëhen shumë njerëz për të lobuar për një strategji tjetër politike, ndoshta edhe vetë kryetari pranon të ndjekë një strategji tjetër politike. me dashamirësi e them që një parti politike opozitare ka nevojë të organizohet në terren dhe të ndërtojë një ekip qendror legjitim që njerëzit ta shikojnë si simpatik, jo 50 vetë aty që imitojnë Sali Berishën”, tha analisti, teksa shtoi: “Do të ishte...
Burimi:
javanews.al