‘Vlora, beton e propagandë’/ Ish kryebashkiaku Zilja: Një qytet që sikur i ka rënë kolera…po shkretohet!

‘Vlora, beton e propagandë’/ Ish kryebashkiaku Zilja: Një qytet që sikur i ka rënë kolera…po shkretohet!

Një realitet i hidhur fshihet pas propagandës së qeverisë për transformimin turistik të jugut të vendit. Qyteti bregdetar, Vlora, po përballet me një shpopullim masiv dhe braktisje të përditshme nga banorët e tij, duke u kthyer në një zonë që nuk prodhon më asgjë, por mbahet gjallë vetëm nga fasadat e betonit. I ftuar në ‘A Show’, në Syri Tv nën moderimin e Adi Krastës, Gëzim Zilja, ish kryetar i Bashkisë Vlorë tha se qytetit i është zhveshur historia dhe i janë mbyllur industritë thelbësore, përfshirë atë të peshkimit apo përpunimit. Me shqetësim, Zilja sheh edhe transferimi i institucioneve të rëndësishme, si gjykatat dhe drejtoritë e arsimit, drejt qarqeve të tjera fqinje. Ish zyrtari vendor u ndal edhe te largimi i vendasve, që sipas tij...