Vizita e Ramës në Seul, shtyhet interpelanca me Kryeministrin në Kuvend
Në seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, Niko Peleshi ka komunikuar se interpelanca e kërkuar nga opozita me Kryeministrin Edi Rama është shtyrë. Kjo vjen si pasojë e angazhimit të Kryeministrit, gjatë vizitës së tij në Seul. Gjithashtu, u miratua me 72 vota pro dhe punimet e kalendarit për datat 25 maj-12 qershor 2026. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv